Transporti i kufomës në atdhe
Organizimi dhe transporti i të ndjerit me ndjeshmëri, shpejtsi dhe kosto të drejta
Organizimi dhe transporti i të ndjerit me ndjeshmëri, shpejtsi dhe kosto të drejta. Nga Gjermania, Zvicrra, Austria, Franca, Belgjika, Norvegjia, Holanda, Suedia apo vende të tjera – rrjeti ynë i transportit funksionon në të gjithë Evropën – Për në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal i Zi, Lugina e Preshevës etj. me çmime të drejta.
Pas një vdekjeje jashtë vendit, dëshira për të varrosur të vdekurin në vendin e tij është në shumicën e rasteve më e pëlqyera. Për transportin e kufomave në vendin e lindjes apo origjinës ballafaqoheni me pengesa të ndryshme burokratike. Kompania jonë e transportit të kufomave me seli në Düsseldorf dhe me rrjet në gjithë evropën është partneri juaj i besueshëm për transportin e kufomës në atdhe. Falë përvojës sonë shumëvjeçare, ne mund t’ju këshillojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse mbi mundësitë e transferimit, dokumentet e nevojshme dhe sa do të ju kushtojë bartja e kufomës për në atdhe.
Profesionalizëm, përvojë, mbështetje
Shërbimet tona përfshijnë transportin e kufomave me automjete opo avion. Kontakto me ne – marrim përsipër organizimin dhe përfundimin e plotë të transportit me çmime të drejta. Në bazë të kërkesës, ne organizojmë ritualet fetare të përshtatshme dhe respektojmë fetë, kombësitë, besimet dhe dëshirat tuaja personale.